KLODJAN LLUBANI
DREJTOR - DREJTORIA JURIDIKE
Jurist me një përvojë të gjerë prej 13 (trembëdhjetë) vitesh në sektorin e Administratës Publike, i specializuar në fushën e prokurimeve publike.
Ekspert i nivelit të avancuar në këtë fushë, me çertifikim nga Departamenti i Administratës Publike, ai ka fituar një njohuri të thellë dhe praktike mbi procedurat e prokurimeve dhe rregulloret përkatëse.
Zotëron një diplomë Master Shkencor në Shkenca Juridike, e cila ka përforcuar më tej ekspertizën e tij në çështjet ligjore.Aktualisht, është i emëruar si Drejtor i Drejtorisë Juridike pranë Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, ku luan një rol kyç në mbikëqyrjen e çështjeve ligjore dhe sigurimin e përputhshmërisë me ligjin.